Oerd Bylykbashi komandohet kryetar i PD në Durrës

14/11/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike ka komanduar ditën e sotme në krye të kësaj partie në Durrës deputetin Oerd Bylykbashin.

Mësohet se Bylykbashi do të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike të Durrësit deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndërsa do të kryesojë edhe grupin e punës për organizimin e zgjedhjeve.

Deputeti i Qarkut të Durrësit do të zëvendësojë në këtë pozicion të larguarin Osman Stafa.

Top Channel