Shpërthimi në Ballsh, Beqaj: Të plagosurit në gjendje të qëndrueshme

11/11/2016 00:00

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pasi ka vizituar të plagosurit nga shpërthimi në uzinën e Ballshit ka konfirmuar se për momentin ata janë në një gjendje të qëndrueshme.

“Për momentin gjendja është e qëndrueshme. Po marrin të gjithë mjekimin e nevojshëm”, deklaroi ministri.

Ndërsa ka falënderuar mjekët për punën e bërë në ndihmë të të plagosurve nga ky shpërthim, Beqaj ka shprehur edhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës Shkëlqim Muça.

Top Channel