Gjigandi i shitjeve online Alibaba duket pranë thyerjes së rekordit të shitjeve për eveniment vjetor të ditës së beqarëve.

Pas 12 orësh aktivitet, shitjet kanë arritur shifrën 12.1 miliardë dollarë, ndërsa rekordi i vjetshëm është 14,3 miliard. Megjithatë ka njerëz që kanë vënë në dyshim saktësinë e shifrave dhe flitet për fryrje artificiale të tyre.

Ndërkohë, edhe tregtarët që shesin mallra false si origjinale janë një problem i kësaj industrie. Faqja e shitjeve Alibaba raportoi se 85% e blerjeve janë bërë nga telefonat celularë gjatë ditës së beqarëve.

Vetëm gjatë orës së parë të shitjeve u arrit shifra prej 5 miliardë dollarësh. Dita e beqarëve është një festë tradicionale në Kinë për të rinjtë e pamartuar, por në vitin 2009, themeluesi i Alibaba, Jack Ma e shndërroi në një ditë shitjesh masive.

Nuk ka diskutim që Alibaba është forca shtytëse pas këtij evenimenti, megjithëse dhe shitës të tjerë kanë nisur të shfrytëzojnë këtë ngjarje, duke e transportuar këtë ide në Hong Kong dhe Tajvan.

Analistët kanë parashikuar se dita e beqarëve e këtij viti mund të sjellë shitje deri në 20 miliardë dollarë për Alibaba, pjesërisht si pasojë e rritjes së audiencës. Ata thonë se çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz bëhen përdorues smartfonësh dhe kjo i krijon mundësinë të blejnë online.

Fakti që 85% e blerjeve janë bërë nga telefonat celularë është treguesi më i mirë i këtij zhvillimi.

Top Channel