Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion Të gjithë abonentët do t’i nënshtrohen kontrollit të matësave të energjisë, një proces periodik, që sic shpjegon OSHEE, kryhet 1 herë në 5 vite për konsumatorët familjarë dhe 1 herë në 3 vite për bizneset private.
“Janë kompani të licencuara nga Drejtoria e Metrologjisë dhe e Kalibrimit që e kryejnë këtë shërbim dhe e nënvizoj nuk ka kosto shtesë për qytetarët, verifikimi periodik i sistemit të matjes është një kosto që e mban OSHEE”, thotë Albana Ferraj, OSHEE.
OSHEE sqaron edhe rastet kur ky proces mund të ketë kosto për qytetarin.
“NQS konsumatori dyshon që matësi I tij është jashtë klasit, paraqitet tek sportelet, e oshee për të bërë një kërkesë për kolaudim matësi, në rast se del jashtë klase dmth dyshimi ishte real, nuk paguan në sportel, nëse nuk del real, koston e paguan qytetari”, thotë Ferraj.
OSHEE thotë se tarifa që paguan qytetari në këtë rast është rreth 1000 lekë.
Top Channel