Vlorë, Vjosa del nga shtrati; ujërat përmbytin zonën e Urës së Mifolit

09/11/2016 00:00

Reshjet e shumta kanë shtuar prurjet në lumin Vjosë, duke bërë që këtë mbrëmje ai të dalë nga shtrati.

Nga të dhënat e fundit rezulton se, ujërat kanë përmbytur disa hektarë tokë në zonën e Urës së Mifolit.

Ndërkohë, e përmbytur rezulton edhe rruga që të çon në bashkinë Selenicë, në vendin e quajtur Bishti i Malit.

Më herët gjatë ditës, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve të fshatrave buzë Vjosës që të largoheshin.

“U bëj thirrje fermerëve dhe bizneseve që të largojnë fillimisht njerëzit dhe bagëtinë dhe pastaj mjetet e materialet që i kanë të magazinuara”, tha Panariti.

Top Channel