Pas “Jet Black”, me ngjyrë të zezë lustër tek iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, Apple mund të nxjerrë telefonin e saj “Jet White”, me ngjyrë të bardhë lustër.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja japoneze Mac Otakara, i njëjti që kishte shkruar më parë për “Jet Black” dhe mugnesën e kufjes për iPhone 7 para daljes së tij zyrtare.

Faqja thotë se ka burime të brendshme nga furnizuesit e Apple, por thekson se “mund të mos jetë i besueshëm”. Megjithatë nga vetë Kupertino nuk ka ende jnoftim zyrtar për ngjyrën e gjashtë që i shton iPhone, me të bardhën lustër, pas të zezës lustër, opake, argjenti, floriri, dhe floriri rozë.

Për telefoni e Apple do të ketë një rikthim tek e bardha, që për herë të fundit ka qënë tek iPhone 5c të prezantuar në shtator të 2013. Prodhimi i të bardhës lustër, duhet të jetë komplekse si ajo e të zezës lustër, që kërkon një proces kimik anodizimi, dhe lustër të precizionit të lartë në faza të reja.

Top Channel