Kur merrni në dorë telefonin tuaj, cila është gjëja e parë që bëni? Shanset janë të shkoni tek aplikaioni juaj i preferuar. Dhe sipas të dhënave, nuk jeni i vetmim shkruan Mashable.

Studiuesit thonë se të paktën në SHBA njerëzit shpenzojnë mesatarisht tre orë në ditë në smartphone apo tablet dhe 87% të kësaj kohe e shpenzojnë nëpër aplikacione. Po pse shpenzojmë kaq shumë kohë duke përdorur këto aplikacione? Është e thjeshtë: aplikacionet janë ato që e bëjnë telefonin tonë ‘të zgjuar’.

Aplikacionet janë truri jonë i dytë. Është koha që ne shpenzojmë më së miri. Ajo që ne nuk kuptojmë është se aplikacionet e telefonëve janë gjithmonë në ndryshim. Programuesit shohin të dhënat tona se si i përdorim këto aplikacione për të bërë përmirësime të tyre. Pra, aplikacioni që ne kontrollojmë çdo orë nuk do të jetë asnjëherë 100% në dizajn, pasi si ju, ndryshon gjithmonë.  “I përfunduar” nuk do të jetë kurrë një koncept për programuesit e aplikacioneve.

Teksa njerëzit duan dhe bëjnë ndryshim, edhe aplikacionet gjithashtu. Dhe me këtë merren programuesit.

Top Channel