Gjosha: Rekomandimi pozitiv, shtysë për reformat

09/11/2016 00:00

Ministrja e Integrimit ka përshëndetur rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë dhe vlerëson se ky rekomandim mbërrin në një moment të vështirë për vendin tonë.

Klajda Gjosha thotë se ky raport duhet të shërbejë si shtysë për avancimin e reformave.
 
“Rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian. Ky moment i ri duhet të shërbejë si shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese”, thotë ministrja.

Top Channel