Veliaj: Shmangni qarkullimin e panevojshëm!

08/11/2016 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar ndërhyrjet në Urën e Shkozës, për shmangin e e pasojave të shiut. Janë rreth 1800 punonjës të bashkisë që po punojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit për të shmangur pasojat e reshjeve të dendura të shiut.

Veliaj i ka bërë sërish apel qytetarëve që të shmangin qarkullimin e panevojshëm. “I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi nëse gjërat nuk janë imediate, ose në vendin e tyre të punës. Ndërkohë, është e rëndësishme që, rrugët t’i mbajmë të lira edhe për makinat e emergjencës, makinat e transportit, për eskavatorët dhe të gjithë kamionët që po bëjnë lëvizjen e inerteve. Është shumë e rëndësishme që ta kemi këtë bashkëpunim”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga qytetarët që për çdo urgjencë të telefonojnë në numrin 112. Ai theksoi se situata është nën kontroll dhe se po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Top Channel