Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi Robin van Persie ndodhet ndoshta në momentin që nuk do ta dëshironte kurrë. Orë të gjata ankthi dhe shqetësimi për sulmuesin holandez të Fenerbahçes, i cili ka qenë viktimë e një ndërhyrjeje të dhunshme gjatë ndeshjes së kampionatit turk kundër Akhisar Belediyspor.
Pasojat e asaj ndërhyrjeje janë të rënda. Holandezi ka rrezikuar të humbasë shikimin nga syri i majtë, pas përplasjes me shpatullën e një lojtari kundërshtar. Situata është ende për t’u monitoruar, por gjithsesi ka edhe nota optimizmi.
Van Persie u transportua me barrelë dhe me syrin e gjakosur e të fashuar nga fusha e blertë, e me të mbërritur në spital u vu nën kujdesin e mjekëve duke shmangur më të keqen.
“Robin ka pësuar një goditje në sy, gjë që shkaktoi gërvishtje dhe gjakosjen e qepallës së syrit. Pas ndihmës së parë të dhënë nga ekipi mjekësor i skuadrës, është dërguar në spital për kujdes më të specializuar. Gjithsesi kushtet janë të mira”, thotë mjeku i Fenerbahçes.
Top Channel