Katastrofa e shirave në Azi nuk ndalet/ Thellohet bilanci i viktima, mbi 900 persona raportohen të vdekur
Yje nga bota e televizionit, filmit e muzikës kanë dhënë mendimet e tyre mbi garën mes Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit.
George Clooney ishte kritik për disa prej deklaratave të Donald Trumpit mbi myslimanët. Por aktori shprehu bindjen se, të martën, amerikanët do të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Mendoj se ishte Winston Churchill, ai që thoshte: Gjithmonë mund të mbështetesh tek amerikanët kur vjen fjala për të bërë gjënë e duhur. Them se në fund, nuk do të na hajë veçse një minutë kohë për të vendosur”, deklaroi George Clooney.
Ylli i popit, Justin Timberlake refuzoi të tregonte se kë mbështet në këto zgjedhje.
“Nuk e tregoj. Nuk e them për një arsye shumë të qartë, sepse nuk dua të përdor influencën time për t’i treguar njerëzve se kujt duhet t’ia japin votën e tyre”, u shpreh Justin Timberlake, këngëtar e aktor.
Reperi “Pitbull” ka qenë kritik i Trumpit dhe ashtu vazhdon të mbetet. Këngëtarja dhe aktorja Cher ka qenë ndoshta zëri më i fortë deri më tani kundër republikanit.
“Oh, ai e ka ulur procesin në një nivel, të cilin askush se kishte imagjinuar deri tani. Ka thënë gjëra që janë kaq të ulëta e kaq të turpshme, ku mungesa e respektit për dinjitetin njerëzor është therëse”, është shprehur Cher.
Por miliarderi ka dhe emra të njohur që rreshtohen në krah të tij, duke nisur nga Clint Eastwood, Charlie Sheen, John Voight, Kirstie Alley e Gene Simmons.
Top Channel