Prej dy ditësh është mbajtur edicioni i dytë i Festivalit mbarëkombëtar i Këngës Epike, “Burrel 2016”.
Ky festival, i kthyer tashmë në një traditë në qytetin e Burrelit, ka vijuar me pjesëmarrjen e instrumentistëve dhe këngëtarëve lirikë nga Gjilani, Suhareka, Skënderaj, Drenica, Shkupi, Tetova, Dibra, Bulqiza, Hasi, Lunxheri dhe Mati.
Kryetari i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani tha se, kjo traditë, e cila synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore si komb, do të vazhdojë.
Juria, e cila përbëhej nga kompozitori i njohur Naim Gjoshi, si dhe Xhevdet Gashi e Ilir Shaqiri, Lindita Doda e Asgan Haklaj, vendosën që çmimin e parë ta merrte këngëtarja nga Drenica, Naxhie Bytyçi, çmimin e dytë Xhevrie Vata, e Ansamblit Folklorik Mat, ndërsa çmimin e tretë Ansambli Foklorik “Mirdita”.
Çmimin e kostumografisë e dha juria e piktorëve e festivalit, e me të u vlerësua Ansambli “Pjetër Bogdani” Has.
Top Channel