Katastrofa e shirave në Azi nuk ndalet/ Thellohet bilanci i viktima, mbi 900 persona raportohen të vdekur
Tre persona, të marrë peng në Libi në shtator, janë liruar këtë të shtunë dhe janë kthyer në vendet e tyre. Bëhet fjalë për dy shtetas italianë, të cilët janë dërguar tashmë për në shtëpi, si dhe për një shtetas kanadez.
Persona të armatosur i rrëmbyen ata në qytetin jug-perëndimor të Ghatit, ku të tre po punonin për një kompani italiane për mirëmbajtjen e aeroportit.
Lirimi i tyre u mundësua pas bashkëpunimit me qeverinë libiane, deklaroi Ministria e Jashtme italiane, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas të njëjtit burim, nga pengmarrësit nuk ka pasur kurrë një kërkesë për para në këmbim të lirimit të tyre.
Dy shtetasit italianë janë identifikuar me emrat Danilo Calonego dhe Bruno Cacace, ndërsa kanadezi si Frank Poccia. Për ta nuk janë dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore, por mësohet se nuk kanë paraqitur probleme.
Grupe të shumta kriminale të armatosura janë aktive në shkretëtirën jug-perëndimore të Libisë. Qyteti i Gahtit kontrollohet nga trupat e qeverisë së unitetit.
Top Channel