Chelsea fantastik, me 5 “yje” ndaj Evertonit

05/11/2016 00:00

Chelsea vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer në Premier League. Në “Stamford Bridge”, skuadra londineze shkatërroi Everton me rezultatin e thellë 5-0.

Blutë e zgjidhën këtë ndeshje në 45 minutat e para të saj, kur shënuan 3 herë në portën e miqve.

Eden Hazard ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e ‘19 të takimit. Kaluan vetëm 60 sekonda dhe Chelsea dyfishoi shifrat, këtë radhë me Alonso.

Nuk  mund të qëndronte pa vendosur firmën e tij në këtë përballje Diego Costa. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle shënoi golin e tretë për të zotët e shtëpisë.

Në pjesën e dytë, Hazard shënoi një tjetër gol për blutë, ndërkohë që llogaritë e sfidës i mbyllir Pedro Rodriguez, i cili fiksoi shifrat në 5-0 për Chelsean.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB