Basha: Lumturimi i martirëve, ngjarje unike për Shqipërinë

05/11/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike. Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD thotë se Lumturimi i tyre është një ngjarje unike për Shqipërinë dhe Kishën Katolike.

“26 vjet pas kremtimit të meshës së shenjtë, që shënoi fillimin e rënies së diktaturës, Shkodra dhe Shqipëria kremtuan sot një tjetër meshë historike. Lumturimi nga Papa Francesku i 38 martirëve që u flijuan për besimin, për popullin dhe Atdheun është ngjarje unike për Shqipërinë dhe për Kishën Katolike”, shkruan Basha.

“Për ne shqiptarët kjo është edhe prova se e verteta dhe vlerat triumfojnë në përjetesi, si dhe thirrje për të mos harruar të shkuarën e hidhur dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi parime e vlera te pavdekshme si liria, besimi në Zot dhe atdhedashuria. I uroj nga zemra besimtarët katolike dhe mbarë shqiptarët në këtë ditë të shënuar, që shenjtja Nëne Tereze dhe 38 martirët të na udhëheqin në rrugën e drejtë”, mbyll reagimin e tij kreu i Partisë Demokratike.

Top Channel