Amazon i kthen përrallat në kohët e sotme për të përfshirë fëmijët në lexim. Në vend të shfletimit të një libri me rrëfime, për më të vegjëlit historitë marrin jetë në ekranin e smartphone apo tabletit në formën e çatit.

Siç ndodh në teatër me fjalët e aktorëve, historitë zhvillohen përmes mesazheve të shkëmbyer mes protagonistëve. Kjo quhet Amazon Rapids dhe është një shërbim me abonim që për momentin në SHBA është 3 dollarë në muaj.

Programi është menduar për fëmijë mes 7 dhe 12 vjeç, dhe Rapids jep mjaft histori të shkurtra të shpërndarë në kategori të ndryshme, mes të cilave përralla, tregime zbavitëse, aventura e mister, kafshë, sport dhe shkencë.

Shërbimi është i disponueshëm si aplikacion për iPhone dhe iPad, pajisjet Android dhe tabletet Amazon.

Top Channel