Një kompani sigurimi britanike do të analizojë faqet në rrjetet sociale për të3 përcaktuar nëse një klient i saj është një shofer i kujdesshëm. E çuditshme, por kompania e konsideron si një “snaposhot” profilin e Facebook të klientit për të përcaktuar kuotën.

Sipas Times, kompania e sigurimit do të vëzhgojë stilin e të shkruarit, si përdorni kalendarin apo aplikacionet para se të vendosë për një marrëveshje.

Renate Samson, shefja ekzekutive e Big Brother Watch e quan skemën si “tmerruese”. “Fëmijët do të shpërndajnë informacione pa e ditur se dikush po i përdor ato. Si mund t’i thuash dikut se je apo jo një shofer i mirë nëpërmjet faqes së Facebook”, shprehet ajo.

“Shoferët e rinj shpesh kuotohen me një çmim më të lartë sigurimi, teksa nuk kanë shumë kohë që drejtojnë automjetin, nuk kanë bonuse dhe shihen si ‘rrezik i lartë’. Por ne duam të ndihmojmë që shoferët e mirë të mos penalizohen dhe të kenë çmimin më të mirë të mundshëm. Për të bërë këtë do të shohim profilin tuaj të Facebook, për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë lloji drejtuesi mjeti jeni. Kjo tregon një lidhje të provuar mes personalitetit dhe mënyrës se si njerëzit ngasin makinën. Teknologjia jonë e zgjuar na jep mundësinë të parashikojmë se kush është një shofer i sigurtë”, sqaron kompania.

Top Channel