Të shohësh një çantë në foto dhe ta blesh menjëherë, me pak komanda në ekranin e smartphone.

Kjo është ajo që do të bëjë Instagram, që tashmë ka hedhur sytë dhe tek shopping, duke vendosur komandën “Bli tani”, ku dyqanet online mund të arrijnë mejnëherë tek klienti.

Kjo e re do të dalë javën e ardhshme dhe për momentin do të jetë i vlefshëm për përdoruesit e iPhone në SHBA, ku 20 rrjete dyqanesh mund të publikojnë foto me maksimumi 5 objekte që mund të blihen.

Duke klikuar mbi një produkt, përdoruesi mund të marrë të gjithë informacionin që dëshiro, që nga çmimi tek cilësia e më pas të vendosë nëse dëshiron ta blejë, por për këtë do të drejtohet tek faqja e internetit e dyqanit.

Instagram, në pronësi të Facebook, nuk do të ketë asnjë taskë mbi shitjen.

Top Channel