“Delta” ka lançuar një risi. Tashmë ata kanë krijuar një aplikacion i cili ju lejon që të gjurmoni bagazhet tuaja në kohë reale. Opsioni i ri ka kushtuar rreth 50 milionë dollarë për t’u ndërtuar.

Të gjitha çantat do të marrin një Radio Frequency Identification (RFID) gjë që lejon Delta-n të gjurmojë valixhet dhe çantat tuaja në kohë reale duke shfrytëzuar valët radio.

Skanerat e pozicionuar në të gjithë sistemin e bagazheve do të lejojnë kompaninë të monitoroje se ku janë bagazhet tuaja dhe këtë informacion më pas do ta trasmetojë dhe tek pasagjerët që kanë të instaluar aplikacionin.

“Delta” tradicionalisht ka qenë një nga linjat ajrore më të mira kur është fjala për trajtimin e bagazheve.

Top Channel