Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë: Hap derën! Dele jemi ne?! Përmbytjet në pjesë të ndryshme të Tiranës si pasojë e reshjeve të herëpashershme me intensitet, nuk do të përsëriten më. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi se ndërhyrjet e bëra ne rrjetin e kanalizimeve do të minimizojnë pamjet e përsëritura prej vitesh.
“Vetëm ky rrjet ekziston që nga vitet ’60-’70 i pandërhyrë me kohë. Ndaj sigurisht, që kur ka rreshje të këtyre përmasave uji do të dojë kohë që të kullojë. Ndërtime mbi kolektorë, devijime të kanalizimeve, uria e dikujt nuk duhet të jenë penalizime për dikë që nuk ka shkelur asnjë ligj. Vetëm këtë vit është bërë ndërhyrje në formë investimesh dhe riparimesh në 105 vende të ndryshme në rrjet. Është bërë në një vit ndërhyrje në ujësjellës-kanalizimet e Tiranës sa nuk është bërë në 10 vitet e fundit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Pas investimit në rrjetin e kanalizimeve në Rrugën Siri Kodra, bashkia do të shikojë në këtë zonë mundësinë e projekteve që do të përmirësojnë infrastrukturë e mbetur urbane.
“Me të mbaruar këto është koha të mendojmë për buxhetin e Tiranës për të bërë investime për të rehabilituar të gjitha blloqet. Jeta e dikujt nuk ndërtohet duke prishur jetën e një qyteti të tërë. Besoj që ky qytet është sot edhe më i mirë, përfshirë edhe këtë rrugë. Falë faktit që sot kanalizimet dijnë ku shkojnë, uji kullon dhe Bashkia di ku i vendos investimet e veta”, tha Veliaj.
Top Channel