Tirana mbetet pa “Dajë”, në pankinë trajneri Mirel Josa

01/11/2016 00:00

Ende pa zyrtarizuar largimin e Ilir Dajës nga pankina e bardhebluve, Tirana arriti akordin me trajnerin Mirel Josa, duke e kthyer në një formalitet zëvendësimin në pankinën e bardhebluve.

Skuadra që këtë sezon synon titullin kampion dhe pjesëmarrjen në kupat europiane, ka vendosur të bëjë ndryshime në stol për të gjetur vijueshmërinë e rezultateve pozitive dhe për tu rikthyer në garë për objektivat sezonal.

Vetëm dy javë më parë Ilir Daja lajmëroi dorëheqjen nga pankina e Tiranës, ndërsa vendimi i tij u kthye pas kërkesës së presidentit Refik Halili. Por tashmë duket se nuk do të ketë më kthim pas, me trajnerin Mirel Josa që konfirmohet menjëherë si timonieri i ri i bardhebluve.

E marta ishte dhe dita e fundit e dajës në pankinën e kryeqytetasve që të mërkurën do të kenë një trajner të ri. Për Mirel Josën bëhet fjalë për një rikthim në skuadrën që ka drejtuar nga 2003 deri në vitin 2007. Josa ishte në shqyrtim ët ofertave që prej muajit qershor kur u largua nga Skënderbeu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB