Pep Guardiola ka arritur më në fund të mposht ish-skuadrën e tij Barcelona. Lionel Messi me shokë u mundën 3-1 në Angli në sfidën kryesore të Grupit C. Edhe pse katalanasit kaluan të parët në avantazh, “qytetarët” arritën të përmbysin rezultatin.
Pas golit të pësuar në minutën e 21, City barazoi me Gundogan në minutën e 39, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1.
Në të dytën, De Bruyne realizoi nga goditja e dënimit, ndërsa Barçën e ndali traversa. Në të 74-n, mesfushori gjerman Gundogan shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn që vulosi edhe suksesin e Guardiolës.
Atletico Madrid bëhet skuadra e parë që siguroi biletën për fazën tjetër. Skuadra e Simeones fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Rostov falë dopietës së Griezman. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Bayern fitoi në transfertë ndaj PSV-së me rezultatin 2-1. Për bavarezët Leëandoëski që realizoi dopietë.
Arsenali fitoi me vuajtje 3-2 në transfertën e Ludogorets. Vetëm pas çerekore lojë, miqtë u gjenden nën disavantazhin prej dy golave. “Topçinjtë” arritën të barazojnë në pjesën e parë, falë edhe një goli të Granit Xhakës, ndërsa Ozil shënoi 2 minuta nga fundi i ndeshjes për të marrë tre pikë të plota.
Nëse njëri prej vëllezërve Xhaka festoi të martën mbrëma, tjetri pësoi një tjetër zhgënjim. Baseli i Taulantit u mposht 2-1 në shtëpi nga PSG që merr fitoren “in extremis” Meunier.
Celtic barazoi 1-1 ndaj gjermanëve të Gladbah, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt mori një barazim 1-1 në Turqi ndaj Besiktas.
Top Channel