Çekja tenton vetëvrasjen, hidhet nga kati i 6, bie në verandën e hotelit

31/10/2016 00:00

Hana Demetrova, një shtetase çeke 52-vjeçare, kishte 3 ditë që ishte akomoduar në një hotel në qëndër të kryeqytetit. Kjo nuk është hera e parë që ajo vinte në Shqipëri, madje ajo ka qenë aktive edhe në protestën e zhvilluar në qytetin e Shkodrës pas vrasjes së 2 turistëve çekë nga Sokol Mjacaj gjatë një tentative grabitjeje.

Mesditën e kësaj të hëne, për arsye ende të paqarta, ajo tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i hotelit. Fatmirësishit, 52-vjeçarja ra në verandën e katit të 3-të të ndërtesës duke i shpëtuar vdekjes.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut në spital, ndërsa në dhomën e saj policia gjeti disa shishe bosh me alkool, që dyshohet të jenë konsumuar nga Demetrova.

Po në dhomën e saj, policia gjeti edhe një letër, ku 52-vjecarja shkruante se ishte dakort që organet e saj t’u dhuroheshin njerëzve në nevojë.

Policia dyshon se 52-vjeçarja e ka kryer veprimin në kushtet e depresionit dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Ndërkohë në rrjetet sociale Hana Demetrova rezulton mike me disa shtetas shqiptarë me profesion muzikantë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta