Blushi-Ramës: Po ngatërron fytyrën me pasqyrën

30/10/2016 00:00

Pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar deputeti Ben Blushi. Ai shkruan në Facebook se Rama po ngatërron fytyrën me pasqyrën.

“Pashë Kryeministrin që kishte bërë një video kundër medias. Ka ende njerëz që ngatërrojnë fytyrën me pasqyrën. Politika është fytyra ndërsa media është pasqyra. Zakonisht ata të cilëve nuk iu pëlqen fytyra përpiqen të mbulojnë pasqyrën por kjo nuk i ndihmon. Përkundrazi”, shkruan Blushi.

Top Channel