Alarmi i prindërve për gratë iraniane pranë fëmijëve, ministrja Kumbaro: Kemi çdo gjë nën kontroll, asgjë për t’u shqetësuar Një godinë katërkatëshe në qendër të Belshit është shembur sot për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shkatërroi me një shpërthim të kontrolluar objektin 4-katësh që ndodhej në breg të liqenit.
Por, siç duket sasia e eksplozivit prej 12 kg i ka tejlakuar pritshmëritë, pasi nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e ndërtesave rrotull.
Banorët thonë se ishin lajmëruar për shpërthimin, megjithatë nuk kishin dijeni që ai mund të dëmtonte edhe ndërtesat përreth.
Objekti i shembur kishte një sipërfaqe prej rreth 1500 metra katrorë.
Projekti për rikualifikimin urban përfshin të gjithë qendrën e qytetit të Belshit ku është parashikuar që buzë liqenit të ndërtohet shëtitore dhe një hapësirë publike e cila pritet të ndryshojë tërrësisht pajmet e këtij qytetit.
Top Channel