Mbi 4 mijë ndërhyrje kirurgjikale gjatë karrierës, neurokirurgu italian: Çokollata dhe marrëdhëniet seksuale i japin trurit të njëjtën kënaqësi, por…
Ndryshimet e WhatsApp në kushtet e privatësisë e kanë vënë kompaninë në qendër të vëmendjes të autoriteteve eurpiane për mbrojtjen e të dhënave.
Në një term të tij thuhet se WhatsApp shpërndan të dhënat me kompaninë që e ka në pronësi aplikacionin, Facebook.
Grupi i punës mbi atë që quhet neni 29 i ka shkruar themeluesit të WhatsApp Jan Koum duke shprehur shqetësimet mbi kushtet e privatësisë.
Në letër i kërkohet WhatsApp të japë detaje të të dhënave specifike që ndan, përfshi këtu dhe kategoritë e të dhënave, burimin, marrësin dhe efektet e transferimit të të dhënave tek përdoruesi dhe tek “një palë e treteë e mundshme”. Gjithashtu paralajmëron WhatsApp që të mos ndajë më të dhëna me Facebook teksa po heton edhe ligjshmërinë e saj.
Vetë kompania WhatsApp në një reagim për TechCrunch thotë se është duke punuar e autoritetet e mbrojtjes së të dhënave për të adresuar çështjen. “Ne kemi jnë dialog konstruktiv, përfshirë që para përditësimit tonë, dhe mbetemi të angazhuar për të respektuar ligjin”.
Top Channel