Lutja për fëmijët sirianë, organizimi nga komuniteti sirian në Shqipëri

29/10/2016 00:00

Të premten pasdite komuniteti sirian në Shqipëri organizoi natën e lutjes, një aktivitet që kishte për qëllim solidarizimin me fëmijët sirianë, të cilët po vuajnë pasojat e një lufte katastrofike që vijon prej vitesh.

Aktivitetit iu bashkuan edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, por edhe shtetas shqiptarë. Në Shqipëri jeton një komunitet i vogël sirianësh.

Një ditë më parë Top Channel solli historinë e dy fëmijëve sirianë që prej dy vitesh ndodhen në vendin tonë me familjen e tyre e që presin të kthehen sërish në vendlindjen e tyre sapo të përfundojë lufta.

Top Channel