Kurbin, arrest me burg për 6 trafikantët; u kapën me 1.5 tonë kanabis

29/10/2016 00:00

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Kurbinit vendosi arrest me burg për 6 persona të arrestuar për çështjen e 1.5 tonëve lëndë narkotike të bllokuar nga policia në Mamurras. Ndërkohë, për dy të dyshuar të tjerë, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje.

Prokuroria tha në gjykatë se lënda narkotike sigurohej nga një person ende në kërkim, i cili kishte marrë me qera një magazinë në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani.

Vuksani u la nën masën detyrim paraqitje, pasi rrefeu se nuk kishte informacion për çfarë qëllimesh përdorej magazina. Shtetasit Edmir Dica, Artan Sallaku, Kejvit Tuga dhe Gentjan Pepmarku, të arestuar teksa po përpunonin drogën, u lane në arrest me burg.

Të hënën Gjykata e Kurbinit do të shprehet për episodin e 110 kg drogë të sekuestruar në fshatin Vrinjoll, pasi për të dyshuarit Qamil dhe Fatmir Hajdari akuza kërkon arrest me burg.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta