Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim
Një tjetër episod dhune ka trazuar Gjermaninë. Një person i armatosur me thikë plagosi katër vetë në një stacion treni të Frankfurit dhe arriti të largohej prej andej.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të agresorit, por deri tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij. Arsyeja e incidentit nuk dihet ende. Të katër të lënduarit kanë përfunduar në spital.
“Pati një sulm me armë të ftohtë në Hauptvahe të Frankfurtit. Ka shumë kolegë tanët dhe punonjës të emergjencës atje në këto momente”, njoftuan në Twitter forcat lokale të policisë.
Gjermania është tronditur këtë vit nga disa sulme me sfond terrorist. Vala e tyre do të niste më 18 korrik me ngjarjen e Vurzburgut, ku një 17-vjeçar afgan plagosi me sëpatë në tren 5 persona.
Disa ditë më vonë, i riu gjermano-iranian Ali Sonboly qëlloi për vdekje 9 persona në Mynih, përpara se ta kthente armën nga vetja.
Po atë muaj, një refugjat sirian vrau me hanxhar një grua dhe plagosi 5 persona të tjerë. Më vonë, një tjetër refugjat sirian hodhi veten në erë pasi iu refuzua kërkesa për azil.
Top Channel