Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate Investimet në furnizimin me ujë të qytetit të Lushnjës janë drejt përfundimit të fazës së dytë. Projekti prej 3.5 milionë euro, është një bashkë investim i qeverisë shqiptare, asaj gjermane dhe BE-së.
Reforma e ujit është cilësuar ndër më të rëndësishmet në vend nga ministri i Transportit dhe infrastrukturës Sokol Dervishaj, i pranishëm në inaugurimin e godinës së re të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Lushnjës.
Sipas tij, 300 mijë banorë në 8 qytete të Shqipërisë do të përfitojnë nga projektet e furnizimit 24-orë me ujë, të bëra me fondet e BE dhe bankës gjermane KFV.
“Projekti në tërësi nuk përfshin vetëm Bashkinë e Lushnjës, por shumë Bashki të vendit. Jemi në fazën e dytë të këtij projekti që po shkon drejt përfundimit të saj. Besojmë se në bashkëpunim me qeverinë dhe parterët tanë do të avancojmë në fazat e tjera të këtij projekti. Kjo do ta përmirësojë më tej sistemin e ujësjellësve”, tha ministri Sokol Dervishaj.
Përfaqësuesi i ministrisë së Ekonomisë Gjermane, Futolel, janë 6- projekte afatgjata në Shqipëri që po kryhen nga qeveria gjermane në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve, të cilat tregojnë bashkëpunimin midis dy shteteve.
“Sigurisht që një shembull janë investime në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Ky është vetëm një nga 6 projektet e tjera në qytet e Shqipërisë. Sigurisht ne nuk mund të vijmë gjithmonë për inaugurime, por do ta përçojmë mesazhin në gjermani se sa duhen këtu projekte të tilla”, tha Futolel.
Përfaqësuesi i BE në Tiranë, Englestrom, beri me dije se investimet do të vazhdojnë edhe në trajtimin e ujërave të ndotura për të shmangur kontaminimin e ujërave të pijshëm.
Kanë qenë financuesit gjermanë, të cilët në kuadër të projektit për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Lushnje, investuan edhe në ndërtimin e godinës së re të kësaj ndërmarrjeje.
Në dhjetor të këtij viti, sipas ndërmarrjes së ujësjellësit do të bëhet prova e parë e rrjetit të ri në furnizimin me ujë të qytetit. Në Lushnje Momentalisht humbjet në rrjet janë 74 % të shpërndarjes së ujit, duke rritur koston e kësaj ndërmarrjeje.
Top Channel