Kopshtet si kampe, institucionet janë të hapura gjatë gjithë verës, ndihmë për prindërit Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu marshoi në Shkodër në kuadër të fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit. Ecja simbolike u zhvillua në rrugët kryesore të qytetit.
“Nuk është vetëm një çështje për gratë, por është shumë e rëndësishme edhe për burrat dhe shpresoj që vitin që vjen në marshim të kemi plot burra. Shkodra është një vend i përsosur për marshimin për kancerin e gjirit sepse shkodranet janë burrnesha”, tha Lu.
Lu u shpreh se, të luftosh kancerin nevojitet guxim si nga gratë, ashtu dhe nga familja për t’u përballur me trajtimin e kësaj sëmundjeje.
“Nevojitet guxim si nga gratë ashtu dhe nga burrat e familjes. Është guximi për t’u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje, për për t’i treguar familjes dhe miqve të tu se si ke mbijetuar”, tha ambasadori.
Organizatorët e këtij eventi, dega shqiptare e Organizatës së Grave më të vjetër në botë, falenderoi partnerët, grupin Top Media, Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe disa organizata joqeveritare.
Top Channel