Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë në disa zona Një gjykatë në Pensilvani ka dënuar me 18 muaj burg Ryan Collins, të njohur ndryshe si djalin që ka ndërhyrë në privatësinë e VIP-ave. 36-vjeçari u shpall fajtor, pasi vodhi fjalëkalimet e rrjeteve sociale, kartave të kreditit dhe adresave “iCloud” të mbi 600 njerëzve.
Por pjesë e “viktimave të tij virtualë” ishin edhe emra të njohur, si aktoret Jenifer Lawrence, Kate Upton, Scarlett Johansson dhe Kirsten Dunst. Dëmi më i madh që Ryan Collins u shkaktoi atyre ishte ndërhyrja në adresat e tyre “iCloud”, që janë të lidhura me pajisjet “smarthphone”, nëpërmjet të cilave ai mori të gjitha materialet që ato mbanin nëpër telefona apo adresa “Gmail”-i.
Rasti i tij ka bërë bujë të madhe mediatike dhe ka ngritur këmbanat e alarmit mbi privatësinë dhe informacionet që njerëzit mund të ruajnë në pajisjet e tyre teknologjike.
Collins publikoi foto nudo të aktores fituese të çmimit “Oscar”, Lawrence, pikërisht në faqen e saj zyrtare të internetit. Me pas pamjet morën dhènë. Kjo e fundit e cilësoi ndërhyrjen në privatësinë e saj si një “krim seksual”, e njëherësh ka nisur një fushatë të gjerë, që faqet “online” të mos përfitojnë financiarisht nga klikimet, të cilat i marrin pasi publikojnë materiale nudo.
Edhe pse u shfajësua se fotografitë e saj ishin për një set fotografik artistik, daljet në publik të Lawrence pas skandalit kanë qenë të pakta.
Top Channel