Rama në Perondi, takim me fermerët për bujqësinë

28/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin për bujqësinë para fermerëve të Perondisë në Kuçovë.

“Nuk do të flemë gjumë derisa fermeri i fundit të ketë marrë tokën në pronësi”, është shprehur shefi i qeverisë. Ai tha se qeveria do të jetë një mbështetje reale për çdo familje fermeri.

Duke folur për kanalizimet, Rama tha se në 25 vjet sistemi i kanalizimeve në bujqësi pësoi dëme të tmerrshme. “Është qesharake që diskutohet ende uji dhe eskavatorët në 2016”, vijoi Rama, ndërsa bëri të ditur se bashkive u janë vënë në dispozicion pajisjet për të pastruar kanalet.

Top Channel