Listë notash e falsifikuar, procedim penal ndaj zyrtarit të burgut të Drenovës

28/10/2016 09:25

Ka nisur procedimi penal ndaj shefit të Burimeve Njerëzore pranë Burgut të Drenovës, pas publikimit të rastit në emisionin investigativ në Top Channel, “Fiks Fare”.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 34-vjeçarit Orgest Lifo, banues në Ersekë.

Procedimi ndaj tij filloi pas pamjeve filmike të publikuara në datë 12.10.2016, në emisionin “Fiks Fare”, ku dyshohet se ky shtetas ka përdorur një dokument të falsifikuar për t’u punësuar në IEVP-Drenovë.

“Fiks Fare” publikoi se një zyrtar i lartë i burgut të Drenovës figuron me listë notash të falsifikuar. “Fiks Fare” ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA