Përse duhet të puthni dikë mesnatën e Vitit të Ri?
Merr fund dyshimi për statusin social të reperit të njohur Ledri Vula. Ai sapo deklaroi në “Top Show Mag” ku ishte i ftuar për klipin e tij “A jena mirë” se është “single” dhe se ruan për ish-të dashurën e tij Adela Sollakun, një respekt të veçantë.
“Unë kam dashur që në fillim që ta mbaj të fshehur këtë lidhje pasi Adela nuk është njeri publik dhe nuk kam dashur ta përfshij edhe atë”, është shprehur ai, andaj dhe nuk kam dashur të flas publikisht për këtë lidhje se gazetarët të ngacmojnë tërë kohës”, ka rrëfyer Vula.
“Sendet ndodhin”, ka vijuar më tej ai. “Adelën e kam dashur shumë, e dua dhe është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar, që më ka dashur më së shumti dhe më ka respektuar më së shumti”, ka përfunduar reperi 30-vjeçar.
Pyetjes nëse një ditë ata mund të rikthehen me njëri-tjetrin, Ledri është përgjigjur: “Mbase”, duke lënë të nënkuptuar se dashuria mes tyre nuk ka mbaruar ende dhe se një ditë mund të ndodhë çdo gjë!
Top Channel