Partnerja e tij tërhoqi 200,000 euro nga llogaria bankare, grindja mes Valentino Rossit dhe babait të tij përfundon në gjykatë Donald Trump mendon se do të fitojë, pavarësisht sondazheve që thonë të kundërtën, diçka që hipotetikisht i jep të drejtë rivales së tij demokrate, Hillari Clinton, jo vetëm të konsiderojë garën të mbyllur në favorin e saj, por madje të nisë të zgjedhë ekipin e saj qeveritar.
Duket se në kampin Clinton fitorja është arkivuar dhe tashmë, vëmendja është përqëndruar në gjetjen e emrave që do të qeverisin krah saj. Sipas mediave amerikane, emri i parë që është zbuluar është ai i Joe Biden, pasi duket se zëvendëspresienti aktual është i preferuari i Clintonit për postin e kryediplomatit amerikan.
Gazeta “Politiko” shkruan se Biden është emri i parë në një listë shumë të shkurtër kandidatësh, që Clinton preferon për postin e Sekretarit të Shtetit. Me zgjedhjet 11 ditë larg, duket se ish-Sekretarja e Shtetit ka preferuar të nisë zgjedhjen e emrave për postin që ka mbajtur dikur.
Mediat amerikane shkruajnë se 73-vjeçari Biden, senator për 36 vite dhe dikur kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka eksperiencën e duhur për të qenë kryediplomat i SHBA-ve. Gjatë verës, ai shkoi në Letoni dhe siguroi vendet balltike se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë anëtarët e NATO-s nga një agresion rus, diçka që tashmë po shihet si fillimi i hershëm i karrierës së tij diplomatike.
Vitin e shkuar u raportua se Biden kishte menduar për presidencën, por ai vet tha se vdekja e djalit të tij Bo nuk do ta lejonte që të përqëndrohej siçc duhej në fushatë.
Top Channel