Tiranë, kapet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive në një lokal

27/10/2016 09:00

Policia e Tiranës ka njoftuar identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vendosjes së një shisheje plastike me mbushje plasëse dhe me fitil në një lokal në rrugën “Hamdi Shijaku”.

Në pranga është vënë 54-vjeçari Kadri Çuka, banues në kryeqytet. Në orët e para të mëngjesit, në oborrin e një lokali, ky person i maskuar me kapuç në kokë, ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi” me biçikletë.

Nga intervistimi, shtetasi Kadri Çuka ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpermëndur ka pasur një konflikt dhe mosmarveshje me shtetasin M. D. Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA