Pavarësisht tërheqjes së Galaxy Note 7, Samsung është ende lider në tregun global të smartphone-ëve në tremujorin e tretë të 2016. Apple ka ende distancë me gjigantin koreanojugor, por të dyja kompanitë kanë humbje në treg.

Të dhënat janë publikuar nga shoqëria e analizës IDC dhe Strategy Analytics. Në periudhën e provës, sipas IDC, janë hedhur në treg në gjithë botën 363 milionë telefona, ku nuk përfshihen Note 7, një rritje me 1% krahasuar me një vit më parë.

Në krye qëndron Samsung me 20% të dorëzimeve të tremujorit, i ndjekur nga Apple me 12 %. Sipas IDC, kompania koreanojugore ka humbur 13.5% në një vit, dhe Apple 5.3%. Ndërkohë në rritje janë produktet kineze. Huawei në vendin e tretë i ndjekur nga Oppo dhe Vivo.

Oppo është një markë mjaft e përdorur në Kinë dhe po fiton shumë shpejt përdorues edhe në Indi, në të gjithë Azinë.

“Pozicionet dominuese të Samsung në treg nuk është vënë në diskutim në terma të shkurtër, pavarësisht tërheqjes së Galaxy Note 7, por duhet të shihet impakti i kësaj ngjarjeje në termat afatgjatë”, thotë Melissa Cha, drejtoresha e grupit të studimeve IDC.

Top Channel