Protestat antiqeveritare, rëndohet situata në Venezuele

27/10/2016 00:00

Një polic u vra dhe dhjetëra njerëz u plagosën gjatë protestave masive antiqeveritare në Venezuela. Sipas aktivistëve lokalë, më shumë se 80 persona janë arrestuar në protestat e organizuara në të gjithë vendin, shumë prej ët cilave degjeneruar në përballje me policinë.

Ka raporte se protestuesit janë qëlluar me armë, por kjo nuk konfirmohet ende. Qindra mijëra njerëz u dyndën në rrugët e qyteteve të Venezuelës në protestë kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro.

Në provincën e Mirandës, u vra një oficer polici dhe dy të tjerë u plagosën, incidente për të cilat qeveria fajësoi opozitën. Guvernatori i kësaj krahine është lideri i opozitës Henrique Capriles dhe policia lokale konfirmoi vdekjen e agjentin, por nuk fajësoi protestuesit.

Demonstratat masive u organizuan pas anulimit të procesit të referendumit për të rrëzuar Maduron nga pushteti.

Aktivistët e opozitës kishin mbledhur rreth 1,8 milionë firma për referendumin, por autoritetet e pezulluan procesin duke thënë se firmat ishin falsifikuar.

Kriza politike u ashpërsua edhe më shumë kur parlamenti që udhëhiqet nga opozita votoi për gjykimin e presidentit Maduro që akuzohet për shkelje të kushtetutës. Shumë njerëz në Venezuela janë shprehur të zemëruar me vendimin e qeverisë për të anuluar referendumin, sepse kjo tregon që ka frikë nga rezultati. Në fakt, analistë mendojnë se sondazhet që e jepnin humbës Maduron në referendum ishin arsyeja e fshehtë e anulimit të referendumit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta