Ministeriali, Kodheli: Mision nën kupolën e NATO-s në Irak

27/10/2016 00:00

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gajtë punimeve të ministerialit të NATO-s në Bruksel ka deklaruar se Shqipëria po shqyrton mundësitë për të kontribuar nën obmrellën e NATO-s në Irak.

Në këtë kontekst, Kodheli falenderoi sekretarin e Aleancës, Jens Stoltenberg, për adresimin e shqetësimeve të ngritura nga Shqipëria gjatë ministerialit të qershorit lidhur me disa pengesa ligjore dhe procedurale për të kontribuar në Irak.

Kodheli konfirmoi se në ditët në vijim pritet të dërgohet kontigjenti shtesë në Herat të Afghanistanit, duke dyfishuar praninë e trupave shqiptare në këtë mision.

Gjithashtu, ajo bëri me dije se Shqipëria ka marrë vendimin që të dyfishojë dhe praninë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, duke filluar nga viti 2017.

Top Channel