“Forbes” i bën llogaritë Beyonces, shpallet miliardere: Këngëtarja e pestë me pasuri 10-shifrore Bienalja për artistët e rinj “Mediterranea 18” do të mbledhë në Shqipëri 230 artistë të rinj nga Mesdheu. Nisma ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, asaj të Durrësit dhe rajonit të Pulias duke e bërë Shqipërinë të presë për herë të parë një event të tillë dedikuar të rinjve.
“Kjo ngjarje jo thjesht kulturore për Shqipërinë, por një ngjarje ndërkombëtare sidomos për të rinjtë artistë, duke pasur parasysh që gati 30 përqind e popullsisë janë nën 18 vjeç”, tha ministrja Kumbaro.
“Sigurisht që kemi nevojë për infrastrukturë. Unë besoj se njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt. Unë besoj se një qytet i mirë është si një familje e mirë. Dhe në një familje nikoqire gjendet mënyra se si anëtarët e familjes të ushqehen ose të vishen sigurisht edhe të pasurohen nga ana shpirtërore”, tha Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës.
Bienalja do të fokusohet në një komponent i vetëm. Mesdheu është shtëpia sipas kuratorëve, e cila nuk mund te kuptohet pa histori, konflikte mes anëtarëve të saj, por edhe ëndrrat e dështimë.
“Bienalja nuk do të përqëndrohet vetëm te shtëpia se çfarë është. Në Mesdhe më shumë se kurrë sot është një urgjencë shtëpia, si diçka që na lidh, por edhe në të njëjtën kohë shpesh herë na ndan”, u shpreh Driant Zeneli, drejtor artistik i “Mediterranea 18”.
“Mediterranean 18” do të mbahet nga data 4-7 maj 2017 në Tiranë dhe Durrës.
Top Channel