Gjermeni: Raporti “Doing Business”, tregues që po ecim në rrugë të mbarë

26/10/2016 10:30

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni foli mbi raportin “Doing Business” të Bankës Botërore, duke theksuar se “thjeshtimi i procedurave për lejet e ndërtimit është reforma më e vlerësuar” në këtë raport.

“Vlerësimi i Bankës Botërore është një tregues i qartë se ekonomia shqiptare po ecën në rrugë të mbarë. Distanca e Shqipërisë përkundrejt praktikave “Të bësh biznes”, ka patur një përmirësim të dukshëm. Vlerësimi në këtë raport i jep rëndësi reformave të kryera nga Qeveria Shqiptare në këto 3 vite për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Sipas raportit të BB-së, reforma në thjeshtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit, ka sjellë rikuperimin e 83 vendeve”, tha Gjermeni.

“3 vite më parë, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Territorit ishte një institucion që funksiononte pa rregulloret përkatëse. MZHU në këto 36 muaj përmirësoi legjislacionin në fushën e lejeve të ndërtimit dhe thjeshtimin e procedurave në këtë sektor. Prej 1 shtatorit 2016, sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është i detyrueshëm për të gjithë, qytetarë dhe profesionistë të licencuar. Sistemi elektronik i lejeve mundëson realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop). Thjeshtuam procedurat dhe dokumentat për t’u pajisur me leje ndërtimi, duke përcaktuar afate të shkurtra për shqyrtimin e aplikimeve. Në sistemin online për aplikim për leje ndërtimi janë të lidhura: 61 bashki, 19 ministri, dhe 15 institucione publike, qendrore dhe vendore. Kjo procedurë rrit përgjegjshmërinë e autoriteteteve publike, llogarit afatet për secilën prej institucioneve, shkurton sorollatjen e qytetarëve në zyra publike. Jemi të vendosur për të çuar përpara reformat e nisura për të siguruar rezultate të mëtejshme për përmirësimin e treguesit të lejeve të ndërtimit”, shtoi ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA