Blendi Salaj: Mamaja ime 11 vite që lufton me kancerin

26/10/2016 00:00

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Blendi Salaj ka treguar për herë të parë pse është aq shumë i angazhuar në fushatën kundër kancerit të gjirit.

“Mamaja ime vuan prej 11 vitesh nga kanceri. Është një sëmundje që prek të gjithë familjen. Ne kemi kaq vite që kujdesemi sepse është një sëmundje që nuk luftohet vetëm nga femra”, tha Salaj.

I emocionuar, Salaj tregoi se diagnostikimi ndoshta ishte pak i vonuar, por që trajtimi gjatë këtyre viteve ka dhënë rezultat.

“E zbuluam në atë kohe që ishim në Amerikë dhe ishte një stinë e rëndë për ne. Trajtimi human është një gjë që duhet të mësojmë në këto eksperienca”, tha gazetari Salaj në intervistë me Jonida Shehun.

Në mbyllje të rrëfimit të historisë së tij familjare, Blendi Salaj tha se është më mirë të bëhen më shumë emisione për shëndetësinë se sa politikën.

Top Channel