Microsoft ka hequr një nga aplikacionet më popullore të telefonave Windows, teksa platforma mobile e kompanisë ka marrë një tjetër goditje të madhe.

Skype nuk do të jetë më në pjesën më të madhe të pajisjeve Windows Phone, teksa përdoruesit nuk kanë më mundësi të shkarkojnë aplikacionin e telefonatave video apo konferencave.

Ata që po kërkojnë ta shkërkojnë aplikacionin në telefonat e tyre Windows nuk do të gjejnë më Skype në Windows Store shkruan MSPowerUser. Aplikacioni do të jetë i mundur vetëm për telefonët që kanë sistemin operativ Windows 10.

Top Channel