Ndërron jetë ish-kapiteni i Brazilit, Carlos Alberto

25/10/2016 17:10

Ish-kapiteni i kombëtares braziliane të futbollit, Carlos Alberto, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, pas një ataku në zemër.

Alberto ka qenë kapiten i Brazilit që fitoi Kupën e Botës në vitin 1970 dhe autori i golit të katërt në finalen e famshme ndaj Italisë.

Mbrojtësi ka luajtur 53 ndeshje me Seleçaon, duke shënuar 8 gola. Edhe si trajner ai ka qenë i suksesshëm në drejtimin e skuadrave si Flamengo dhe Botafogo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA