Durrës, denoncon pas 20 vjetësh në polici zhdukjen e të shoqit

25/10/2016 00:00

Dhe pse kanë kaluar 20 vjet kur e ka parë për herë të fundit, një 55-vjeçare nuk rresht së kërkuari bashkëshortin e saj. F. V., 55 vjeç nga Durrësi ka denoncuar sërish në polici zhdukjen e bashkëshortit të saj, M. V, 60 vjeç.

Sipas saj, i shoqi është larguar nga shtëpia në tetor të vitit 1996 në drejtim të Italisë, dhe që atëherë nuk është kthyer dhe nuk ka komunikuar më me të. Policia ka bërë mejnëherë shpalljen në kërkim të 60-vjeçarit.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur dhe një 22-vjeçar nga Durrësi. D. H., është larguar më 15 tetor nga shtëpia e të vëllait dhe nuk është kthyer më. Ka qënë ky i fundit i cili vetëm 9 ditë më vonë ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit për zhdukjen e të riut.

Top Channel