“Mbetjet” mbërrijnë të LSI, AKIP dhe industria takim në partinë e Metës

24/10/2016 00:00

Kthimi nga Presidenti i ligjit të mbetjeve në Kuvend riaktivizoi lobimin e grupeve ‘pro’ dhe kundër ligjit.

Petrit Vasili i LSI-së ishte i pari që priti edhe përfaqësuesit e ricikluesve, edhe ata të aleancës kundër importit të plehrave. Por deri tani, LSI-ja, pozicioni i të cilës është kyç për të ardhmen e ligjit, nuk ka vendosur sesi do të votojë.

“Besoj se është një ditë për të dëgjuar me shumë vëmendje gjithçka dhe sigurisht nga dëgjimi i vëmendshëm lind edhe reflektimi. Dhe sot nuk është dita e reflektimeve”, tha Vasili.

Përfaqësuesit e aleancës kundër importit të mbetjeve kanë kërkuar takim më të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare dhe pozicioni i tyre në lidhje me ligjin që lejon importin e mbetjeve, është i qartë shfuqizim i tij.

“Ndalim total të importit të mbetjeve. Çdo amendament, do të ishte një tradhti e re”, u shpreh Lavdosh Feruni, ambientalist.

Paralelisht me takimet me kryetarët e grupeve parlamentare, aleanca kundër importit të plehrave po organizon edhe një protestë të re, e parashikuar për të dielën.

Top Channel