Është vjeshtë, një stinë ku gjethet nisin e bien ndërsa video-lojërat mbijnë si kërpudhat pas shiut në përpjekje për të fituar betejën e mbushjes së kohës gjatë pushimeve të dimrit.

Deri tani kanë dalë lojëra si “Forza Horizon 3” apo “Paper Mario Color Splash”, por ka ende video-lojëra që do të publikohen përpara Vitit të Ri. Ne do ju prezantojmë me 5 më të mirat që do të publikohen së shpejti.

Battlefield 1 (21 tetor)

“Battlefield” kthehet pas në kohë me Luftën e Parë Botërore, me një luftë që zhvillohet në tokë, ajër dhe det. Në lojën e re do të ketë mjete të vjetra dhe kuaj. Një luftë e gjitha për t’u fituar.

Titanfall 2 (28 tetor)

Loja “Titanfall” u bë e famshme në vitin 2014, por ishte e kufizuar vetëm për “Xbox One”. Korrigjimi vjen me “Titanfall 2”, që është edhe për “Playstation 4”.

Call of Duty: Infinite Warfare (4 nëntor)

Loja e re e “Call of Duty” përqendrohet në të ardhmen e largët, me një histori që zhvillohet në hapësirë.

Watch Dogs 2 (15 nëntor)

Aventura e hakimit e Ubisoft-it kthehet, këtë radhë në San Francisco. Hakeri Marcus Holloway dhe grupi i tij DedSec zotërojnë rrugët në një lojë me përmirësime në krahasim me atë të vitit 2014. Holloway ka disa aftësi të reja “parkour”-i për të kaluar pengesat nëpër rrugët e qytetit.

Dead Rising 4 (6 dhjetor)

Loja me “zombie” ka protagonist sërish fotoreporterin Frank West, heroi që “kosit” hordhitë e të vdekurve të gjallë që hanë njerëz.

FOTO GALERI
1/5
Battlefield 1

Top Channel