Reali i vetëm në krye, fitore e vështirë kundër Bilbao-s

23/10/2016 00:00

Reali i Madridit nuk e la ti ikte nga duart shansin për të marrë i vetëm kryesimin e La Liga-s pasi  fitoi ndeshjen në shtëpi ndaj Atletic Bilbao-s 2-1. Formacioni “merenges” e zgjidhi vetëm në fund, ekuacionin ndaj skuadrës baske në një ndeshje me ritëm mesatar që vendasit e nisën mirë por nuk ditën ta administrojnë si duhet.

Vetëm 7 minuta zgjati baraspesha në stadiumin “Santiago Bernabeu”, pasi Karim Benzema i dha epërsinë galaktikëve falë një topi të marrë nga Isco brenda zonës. Por shumë shpejt Bilbao arriti të barazojë me një gol të Sabin që vendosi në vështirësi Realin e Madridit.

Ronaldo u tregua egoist pak para pushimit pasi mund të kishte dhënë një asist që do ndryshonte lojën, por portugezi preferoi ta shpërdoronte. Portieri Gorka Iraizoz u bë protagonist me disa pritje të bukura ndaj Ronaldo dhe Benzema, në barazimin që u duk se do merrte formë finale. Por 8 minuta nga fundi, ngulmimi i Alvaro Morata-s në zonë, u shpërblye me një gol që vlen kreun, kjo edhe falë pritjeve fantastike të portierit Bravo. Reali tani është i pari me 21 pikë, një më shumë se Sevilla që fitoi 1-0 ndaj Atletico Madrid-it me N’Zonzi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA