Gjenerata e re e motorave, siguri maksimale

22/10/2016 00:00

E ardhmja e motoçiklizmit ofron siguri dhe sipas BMW motoristët mund te ecin me shpejtësi edhe pa kaskë, duke mos pasur asnjë rrezik.

Autoprodhuesi gjerman ka shfaqur motorin e saj të ri “Motorrad Vision Next 100”, një prototip që autobalancohet dhe pavarësisht kthesave nuk rrezohet.

Ky prototip ka rrota vetëbalncuese të cilat janë disenjuar që të qëndrojnë drejt edhe kur motori është i ndaluar tërësisht, një qëndrueshmëri që sipas kompanisë do u ofrojë përdoruesve të saj, që të heqin dorë nga përdorimi i kaskës mbrojtëse.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel